Asnjë humbje jete nga COVID-19 nuk është regjistruar, ndërsa janë raportuar 48 raste me virusin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, prej të cilëve vetëm 1 është në gjendje të rënduar.
Janë kryer 1,110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 48 qytetarë, në këto bashki: 14 në Tiranë, 4 në Shkodër, Durrës, Vlorë, 3 në Gjirokastër, Berat, Elbasan, 2 në Himarë, Sarandë, 1 në Tropojë, Shijak, Fier, Lushnje, Divjakë, Memaliaj, Devoll, Kolonjë, Kuçovë.
Janë 352 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,474 që nga fillimi i epidemisë.
Siç shihet edhe nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë, situata e pandemisë në vendin tonë është e qëndrueshme dhe drejt përmirësimit.
Statistika (13 Prill 2022)
- Raste të reja ditore 48
- Të shëruar në 24 orë 33
- Të shtruar në spitale 7
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 1,110
- Testime totale 1,789,363
- Raste pozitive 274,320
- Raste të shëruara 270,474
- Raste Aktive 352
- Humbje jete 3,494
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 198
- Vlorë 39
- Fier 27
- Korçë 21
- Elbasan 18
- Gjirokastër 16
- Berat 12
- Shkodër 10
- Durrës 8
- Kukës 3
Komente
