Spitali COVID

Asnjë humbje jete dhe 82 raste të reja më COVID-19 në 24 orët e fundit! 16 pacientë të shtruar në spital, 1 në gjendje të rëndë

1 Prill 2022, 16:41| Përditesimi: 1 Prill 2022, 16:45

  • Share

Asnjë humbje jete nuk është raportuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 82 raste të reja me COVID-19.

Në spital janë shtruar 16 pacientë me virusin, prej të cilëve vetëm 1 është në gjendje të rëndë.

Me COVID19, janë raportuar 82 qytetarë, në këto bashki:

34 në Tiranë, 8 në Lushnje, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan.

Janë 480 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Prill 2022)

  • Raste të reja ditore           82
  • Të shëruar në 24 orë        71
  • Të shtruar në spitale         16
  • Humbje jete në 24 orë       0
  • Testime ditore                   851
  •  
  • Testime totale               1,778,617
  • Raste pozitive                   273,759
  • Raste të shëruara             269,787
  • Raste Aktive                            480
  • Humbje jete                           3,492
  •  

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

  • Tiranë             236
  • Vlorë               63
  • Fier                  56
  • Gjirokastër      34
  • Durrës              20
  • Elbasan           18
  • Berat                14
  • Shkodër           13
  • Kukës                9
  • Korçë                 8
  • Lezhë                 5
  • Dibër                  4

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?