Asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa janë raportuar 87 raste të reja pozitive me virusin.
Rastet pozitive me COVID-19 kanë rezultuar në këto bashki: 38 në Tiranë, 7 në Sarandë, 5 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Elbasan, Kuçovë, Delvinë, Divjakë, Fier, Lezhë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Patos, Himarë, Skrapar, Peqin, Gramsh.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Janë 453 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,055 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Prill 2022)
- Raste të reja ditore 87
- Të shëruar në 24 orë 131
- Të shtruar në spitale 15
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 1188
- Testime totale 1,782,366
- Raste pozitive 274,000
- Raste të shëruara 270,055
- Raste Aktive 453
- Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 246
- Vlorë 66
- Fier 29
- Gjirokastër 26
- Elbasan 19
- Korçë 16
- Durrës 13
- Kukës 12
- Berat 10
- Shkodër 8
- Lezhë 7
- Dibër 1
Komente
