Spitali infektiv

Kronikë

Asnjë humbje jete nga COVID, 7 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 7 pacientë të shtruar te Infektivi

10 Korrik 2021, 16:43| Përditesimi: 11 Korrik 2021, 01:10

  • Share

Asnjë humbje jete nga COVID nuk është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton 7 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 7 qytetarë, në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll. 

Aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,047 që nga fillimi i epidemisë.  

Statistika (10 Korrik 2021) 
Raste të reja ditore       7
Të shëruar në 24 orë     4
Të shtruar në spitale      7
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3070 

Testime totale             831,691
Raste pozitive             132,587
Raste të shëruara        130,047
Raste Aktive                        84
Humbje jete                   2,456 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            32
Elbasan           12
Fier                  11
Korçë             9
Vlorë                7
Shkodër          5
Lezhë                3
Durrës              3
Gjirokastër        1
Kukës                1

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?