Asnjë humbje jete nga COVID nuk është raportuar në vendin tonë në 24 orët e fundit, teksa janë regjistruar vetëm 26 raste të reja infeksioni. Shifrat u bënë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, ku theksohet po ashtu se janë 793 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,411 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë përsërit thirrjen ndaj qytetarëve për t'u vaksinuar në mënyrë që të mbrohen nga virusi, e po ashtu të mbrojnë edhe shëndetin e personave të tjerë.
Statistika (14 Mars 2022)
Raste të reja ditore 26
Të shëruar në 24 orë 52
Të shtruar në spitale 45
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 577
Testime totale 1,760,936
Raste pozitive 272,689
Raste të shëruara 268,411
Raste Aktive 793
Humbje jete 3,485
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 269
Fier 177
Shkodër 77
Vlorë 62
Kukës 57
Lezhë 32
Gjirokastër 26
Durrës 24
Korçë 24
Elbasan 22
Berat 20
Dibër 3