Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë nga COVID. Ndërkohë që rastet e reja me COVID janë rritur. Nga 2007 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID, 13 qytetarë, 6 më shumë se një ditë më parë.
Sipas ministrisë, aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se përhapja e variantit Delta në shtetet e rajonit dhe më gjerë, ka vendosur në alert të shtuar strukturat e shëndetësisë në territor, ku po ndiqet me shumë kujdes situata, për identifikimin e varianteve të reja si dhe për izolimin në kohë të çdo rasti të dyshuar me Sars-Cov2.
Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën sërish apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
13 qytetarë pozitiv me Covid19, në këto bashki:
3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2007
Testime totale 823,533
Raste pozitive 132,557
Raste të shëruara 130,035
Raste Aktive 66
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Elbasan 8
Shkodër 7
Korçë 7
Fier 6
Vlorë 5
Durrës 4
Lezhë 2
Kukës 1
Gjirokastër 1
Komente
