Asnjë humbje jete nga COVID në vend, 171 qytetarë të infektuar në 24 orë

8 Shtator 2022, 19:17| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 19:29

  • Share

TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID. Si rezultat i 840 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 171 qytetarë të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

63 në Tiranë, 14 Vlorë, 10 Lushnje,9 Durres, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Dimal, nga 4 qytetarë në Shkodër, Elbasan, Gramsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Roskovec, Patos, Këlcyrë, Korçë, nga 2 qytetarë në Fier, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Vlorë, Kavajë, Mat, Selenicë, Përmet, Maliq, Berat, Skrapar.

Në të gjithë vendin janë 1.698 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 201 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324.259 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Shtator 2022) 
Raste të reja ditore             171
Të shëruar në 24 orë          201
Të shtruar në spitale           17
Humbje jete në 24 orë         0
Testime ditore                     840

Testime totale                   1,968,459
Raste pozitive                   329,541
Raste të shëruara             324,259            
Raste Aktive                      1,698
Humbje jete                        3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë                    747
Shkodër                 171
Fier                        147
Elbasan                  142
Durrës                    120
Vlorë                       103
Korçë                       86
Gjirokastër               61
Berat                        51
Dibër                        41
Lezhë                       28
Kukës                        1

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?