Spitalet COVID

Shëndeti

Asnjë humbje jete nga COVID-19 dhe 42 infektime në 24 orët e fundit në vendin tonë! 43 pacientë të shtruar në spital, 5 prej tyre në gjendje të rëndë

13 Mars 2022, 16:51| Përditesimi: 13 Mars 2022, 17:44

  • Share

Asnjë humbje jetë nuk është raportuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa vetëm 42 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID, janë të shtruar 43 pacientë, prej të cilëve 5 janë në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 663 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki:  19 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Durrës, nga 2 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Elbasan, Konispol, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Krujë, Kurbin, Mirditë, Kukës. Shkodër. 

Në të gjithë vendin janë 819 pacientë aktivë me COVID-19.

Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,359 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Statistika (13 Mars 2022)

  • Raste të reja ditore           42
  • Të shëruar në 24 orë        89
  • Të shtruar në spitale         43
  • Humbje jete në 24 orë        0
  • Testime ditore                   663
  •  
  • Testime totale               1,760,359
  • Raste pozitive                   272,663
  • Raste të shëruara              268,359
  • Raste Aktive                        819
  • Humbje jete                          3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

  • Tiranë              285
  • Fier                   173
  • Shkodër            80
  • Kukës              68
  • Vlorë                64
  • Lezhë               34
  • Durrës               25
  • Korçë                24
  • Elbasan             23
  • Gjirokastër       21
  • Berat                19
  • Dibër                  3

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?