Foto ilustruese

Asnjë humbje jete nga COVID-19, rritet numri i infektimeve në 24 orët e fundit, regjistrohen 356 raste të reja

11 Janar 2022, 15:35| Përditesimi: 11 Janar 2022, 15:37

  • Share

KOSOVË- Megjithëse numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka rënë ndjeshëm javët e fundit, ajo çka po vihet re është se po rritet ai i infektimeve.

Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus  356 persona, ndërsa vijon të jetë zero numri i humbjeve të jetëve.

Ky duket të jetë efekti i variantit më të ri, Omicron i cili ka një nivel shumë të lartë transmetueshmërie.

Numri total i qytetarëve të infektuar është 2.083 në të gjithë vendin.

Sot janë shëruar 53 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195.

Numri total i infektimeve ka shkuar 163,269, ndërsa ai i viktimave është 2,991 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?