Asnjë i vdekur nga COVID në 24 orët e fundit, lapsusi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ngushëllojmë familjarët e viktimave

7 Janar 2022, 19:15| Përditesimi: 7 Janar 2022, 19:21

  • Share

1641579673_f5c997cdff494d0d823648375709611b.jpg

Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë 24 orëve të fundit, gjë që nuk kishte ndodhur prej kohësh në vendin tonë. Por Ministria e Shëndetësisë duket se sot ka bërë një lapsus në njoftimin e përditshëm statistikor për mediat. Teksa njofton se nuk ka humbje jete gjatë këtyre 24 orëve, ka shtuar edhe një fjali ku i shpreh ngushëllimet familjarëve të 'viktimave'.

"Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve."-shkruhet në njoftim.

 


Lajmi kryesor:

Rekord infektimesh në Shqipëri! 1,781 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit! 10,789 raste aktive me COVID


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?