Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj

Asnjë i vdekur nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovës, 246 raste të reja

14 Shkurt 2021, 13:44| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 13:49

  • Share

246 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend, nga gjithsej 3031 testime të realizuara.

Ndërsa, asnjë person nuk e ka humbur jetën. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një shkrim në mediat sociale.

“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës! Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve. Respektoni rekomandimet anti Covid. Bashkë ia dalim!”, thuhet në postimin e Zemajt në “Facebook”. 

Kujtojmë se ditën e sotme qytetarët e Kosovës vendosin për qeverinë e re dhe kryeministrin. Qendrat e votimit që janë hapur prej orës 07:00 pritet t'u drejtohen  1,794,862 qytetarë me të drejtë vote.

Kosova voton për të zgjedhur 120 deputetë, ndërsa në të gjithë vendin 888 qendra zgjedhore, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?