Ndryshe nga protestat e mëparshme protesta e opozitës ka qenë më paqësorja në 4 muaj që nga nisja e tyre. Ajo ka nisur e qetë që tek kryeministria ku nuk u hodh as edhe një shashk nga militantët e PD. Ndërsa edhe parlamenti i cili më parë ka qenë vendi i sulmeve nga protestuesit, ka kaluar pa incidente. Ata janë larguar nga zona e 'nxehtë' e Kuvendit, duke u nisur drejt selisë blu në qetësi.
Lajmi kryesor:
Protesta e nëntë/ Për herë të parë fjalim pa shashka...por Basha shton kushtet për marrëveshje politike (VIDEO)
/G.M./ReportTv.al