Kronikë

Asnjë investim në 45 vite në rrugën Maliq-Lozhan, banorët: Na rrezikohet jeta, aksi ka pësuar shkarje

13 Korrik 2021, 20:12| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 18:29

  • Share

Rruga nacionale Maliq-Lozhan e ndërtuar ne vitin 1932 investimin e fundit e ka njohur ne vitin 1976 për tu lenë me pas krejtësisht ne pluhurin e harresës. Ky aks nacional duke iu referuar dhe pikës kufitare te Kapshticës ka një rëndësi tejet veçantë duke e lidhur Korçën me Beratin, Elbasanin, Gramshin por dhe Durrësin.

Rruga e amortizuar me shkarje te shumta ne gjatësinë e saj, dëmtime të theksuara të mureve mbajtëse, te urave përveçse ka sjelle një numër te larte aksidentesh  ka penalizuar ndjeshëm zhvillimin e tregtisë ekonomisë, turizmit si dhe lëvizjen e banoreve nga qyteti i Gramshit por dhe me gjerë.

Administratori i njësisë administrative Gore teksa sqaron problematiken e mbartur prej dekadash, bën me dije se pavarësisht kërkesave nga pushteti lokal, projekti i kësaj rruge qëndron në letër për shkak te mungesës se fondeve.

“Nëse kjo rrugë do riparohet do kishte zhvillim të bujqësisë, tregtisë dhe  turizmit. Është planifikuar për investim, por për mungesë fondesh ka ngelur kështu. Kemi kërkuar dhe nëpërmjet kësaj intervista që ministria të çelë një fond për riparimin e kësaj rruge, pasi projekti ka 6 vjet që është bërë gati. Riparimi përveç zhvillimit, sjell edhe eliminimin e aksidenteve që ne kemi pasur disa raste”, tha Nazmi Qose, Administrator i njësisë administrative Gore.

Për vetë udhëtarët dhe banorët e zonës  kalimi në ketë rrugë të degraduar përveçse shkatërron mjetet e tyre iu rrezikon edhe jetën.

“Kërkojmë të bëhet rruga që mos të vuajmë dhe mos të na dëmtohen makinat”, tha një banor.

“Ka penguar shumë dhe zhvillimin e zonës. Nëse kjo rrugë do të ishte siç duhej, zona do ishte më e zhvilluar”, u shpreh një tjetër.

“Është lenë shumë pas dore. Këtu vetëm familjarët që vijnë nga emigracioni,  se për turizëm nuk bëhet fjalë. Nuk ka infrastrukturë”, tregoi një banor i zonës. 

“Kemi vite që udhëtojmë dhe është shumë e vështirë që të udhëtojmë në këtë rrugë”, përfundoi një banor.

Ndërhyrja në aksi nacional Maliq-Lozhan në gjatësinë prej 18.9 km, do të sillte edhe zhvillimin gradual të zonës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 13/07/2021 20:05

    Te jua bej ervin salijani ai eshte nga lozhani dhe i jati tij ka qen kryetar komune

    Përgjigju
  • goni: 13/07/2021 19:02

    jua ben deputeti i zones

    Përgjigju
  • Tekniku: 13/07/2021 19:01

    Deri ne Moglic rruga eshte e shkelqyer, asfalt e mirmbajtur dhe e bukur per te udhetuar. Rruga eshte rregulluar nga kompania Norvegjeze Statkraft e cila ka ndertuar hecin e Moglices. Mbas diges rruga vazhdon e ndertuar nga kompania Albstar, rrug qe te mer ne qafe , mbasi arrin ne Llozhan pastaj deri ne Maliq rruga nuk egziston me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?