Asnjë makinë funerale nuk merr përsipër të transportojë trupin e Alexey Navalnyt/ Persona të panjohur kërcënojnë agjencitë për të bllokuar ceremoninë

29 Shkurt, 21:42| Përditesimi: 29 Shkurt, 21:44

  • Share

Drejtuesit e agjensive funerale po refuzojnë të marrin trupin e politikanit të opozitës rus Alexei Navalny nga morgu për funeralin e tij që do të mbahet të premten.

Që nga vdekja e kritikut të Kremlinit në burg, pothuajse dy javë më parë, ekipi i tij ka akuzuar autoritetet se po përpiqen ta pengojnë atë të ketë një varrim publik dinjitoz.

"Çfarë turpi. Tani shoferët e makinave funerale refuzojnë ta marrin Alexei nga morgu”,- tha të enjten Ivan Zhdanov, një aleat i mërguar që drejtoi Fondacionin Kundër Korrupsionit të Navalny.

Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh tha se agjensitë funerale kishin marrë telefonata kërcënuese nga "njerëz të panjohur" duke i paralajmëruar ata që të mos transportonin askund trupin e Navalny.

Navalny vdiq më 16 shkurt në një nga burgjet më të ashpra të Rusisë në Siberinë veriore, ku po vuante një dënim 19-vjeçar me akuza që shihen gjerësisht si ndëshkim politik për opozitën e tij.

Autoritetet vonuan qëllimisht dorëzimin e trupit të politikanit tek familja e tij për tetë ditë, në atë që ekipi i tij tha se ishte një përpjekje për të "mbuluar" shkakun real të vdekjes së tij.

Autoritetet ruse thanë se Navalny vdiq për "shkaqe natyrale", por ekipi i tij dhe disa liderë perëndimorë kanë akuzuar presidentin rusa Vladimir Putinin si përgjegjës të drejtpërdrejtë.

Detajet e funeralit dhe sa njerëz do të lejohen të marrin pjesë,  janë ende të paqarta.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?