Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka deklaruar se do t’i jetë krah Sali Berishës pas thirrjeve të kreut të PD-së për vijimin e mosbindjes civile duke paralajmëruar ngujime e greva.
Meta theksoi se do t’i bashkohet çdo përpjekje për t’u rivendosur rendi kushtetues.
"Narkoshteti nuk do të ketë më asnjë minutë paqe dhe ai e kuptoi qartë se beteja e tij me qytetarët nuk do të fitohet kurrë duke helmuar popullin me gaz dhe as duke përdorur dhunën dhe provokimet e Narkopolicisë" tha Meta.
Sali Berisha ka deklaruar se përpos përshkallëzimit të protestave do të kemi edhe ngujime, grreva, bllokime rrugësh, a do i bashkohet Meta?
"Ne I bashkohemi cdo përpjekje për tu rivendosur Rendi Kushtetues, I cili është përmbysur me kapjen totale të Shtetit dhe të gjithë Institucioneve të Pavarura nga Edi Rama. Neni 2 I Kushtetutës thotë qartë: Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë I përket popullit, kështu që cdo aksion që rivendos Nenin 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që është baza e gjithë Sistemit tonë Kushtetues edhe Demokratik do të ketë mbështetjen tonë më të madhe" tha kreu i Partisë së Lirisë sot në një prononcim për median nga selia e partisë një ditë pas protestës së 7 tetorit.
Lajmi kryesor:
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Berisha: 77 mënyra për ‘mosbindje civile’, radhën e ka Shkodra e Durrësi! Skenar ngujimi, greva e bllokime permanente rrugësh
S.G/ReportTv.al