Pastori Akil Pano dhe njëherësh kreu i Koalicionit Pro Familjes, ishte sot në ‘Studio Live’ në Report Tv ku komentoi ‘martesën’ e së njëjtës gjini në tarracën e bashkisë Tiranë dhe projektligjin e Surrogacisë.
Në studio me gazetarin Arber Hitaj, Pastori shprehet se ‘martesa’ është thjesht e vetëm një shou dhe ftoi qytetarët të bashkohen të enjten në marshimin që do të organizohet në sheshin Skënderbej.
‘Nuk do e quaja martesë. Duhet të përmbush dy çështje, së pari ligjore, shqiptarët kanë vendosur që martesa të qëndrojë sikundër e njohim. Martesa është bashkim civil mes një burri dhe një gruaje. Këtu kemi të bëjmë me një tjetërsim. Në dimensionin fetar nuk kemi të bëjmë me një martesë.
Martesa përkufizohet njëlloj, bashkim i një burri dhe një gruaje. Nuk ka martesë fetare dhe as ligjore. Kemi të bëjmë me një shou, me një big brother, përpjekje për ti imponuar kulturës vendase një kulturë të huaj, që nuk është në përputhje me hapësirën fetare. Kërkon ti imponojnë botës tonë mendimit që mund të ketë edhe martës atë së njëjtës gjini’, tha pastori.
Nga ana tjetër, ‘martesën’ sipas Akil Panos nuk e legjitimon as prania e pastorëve pasi në botë ka mjaft sharltanë që veshin rason e priftit.
‘Ka dhunim të kodit të familjes por edhe tjetërsim të konceptimit fetar të familjes. Asnjë pastor i vërtetë apo klerik nuk do guxonte të ndryshonte kredon e besimit, apo traditën historike të kishës prej 2 mijë vitesh. Ka shumë sharlatanë në botë, të cilët mund të veshin rason e një prifti. Kjo nuk legjitimon veprimtarinë e tyre. Çka e legjitimon është doktrina fetare, tradita kishtare, njohja e kredencialeve priftërore. Kjo ceremoni dhunon të dimensionin e fesë’, shtoi Pano.
Pastori vijon më tej duke thënë se kjo betejë për familjen është mbarë botërore, pasi kërkohet t’i imponohet shoqërisë një mënyrë e re jetese e panatyrshme.
‘Kjo nuk është një betejë lokale. E kuptuam këtë 3 vite më parë ku çdo maj hapet agora e debatit publik. Në emisione të ndryshme ftohen individë. Në 15 vite të ndryshme ku kam qenë edhe i angazhuar në debatin publik, po ju shpjegoj se në 15 vite në angazhimin tim në media, çdo muaj prill maj jemi ftuar gjithmonë për të diskutuar që nuk janë me një gravitet me kontekstin socio kulturor që kalon vendi jonë.
Pa pandehur vëmendja mediatike zhvendoset në një dimension krejt tjetër. Në SHBA u shpall një muaj LGBT. Nuk është betejë lokale mes disa komuniteteve. Është fjala për një kulturë të re, marksizëm kulturor, që i imponohet shqiptarëve. Debatet rreth këtij grupimi dhe tendencat për të ndryshuar perceptimin kanë qenë debate të ashpra’, vijon më tej pastori.
Pastori më pas zbulon se edhe gjatë një konsultimi në ministrinë e shëndetësisë, u zbulua se ligji për surrogacinë mbrohet dhe imponohet edhe nga pronarë të klinikave dhe spitaleve private.
'Ne si koalicion i familjes kemi dërguar kërkesat tona për të qenë pjesë e konsultimit publik. Një përfaqësi e jona u prit në ministrin e shëndetësisë. U bë me dyer të mbyllura. Ra ideja e diskutimit publik. Ne kuptuam se jo vetëm ligj anti njeri dhe anti familje, por edhe ligj klientelist. Kishim të bënim me nga njëra anë me projektim të ligjjt, dhe ishin pronarë të klinikave private apo individë të përfshirë në mënyrë indirekte me biznesin e surrogacisë. Ka faqe në internet, janë 11 spitale dhe klinika që ofrojnë surrogaci kudo në botë dhe ftesa është e hapur ejani në Shqipëri sepse surrogacia është lirë. Surrogacia ka ndodhur edhe para se të dilte në publik diskutimi për surrogacinë.'
Sipas tij, surrogacia është trafikim i qënies njerëzore dhe këtë e dënoi edhe BE.
'Surrogacia lidhet me trafikimin e qënieve njerëzore. Në BE u votua kundër. Në dimensionin etik dhe moral, sa kohë që i vendoset një çmim qënies njerëzoi, i humbet vlera. Do jetë e vlefshme edhe për qytetarët pa shtetësi. Ka rreth 1 milion refugjatë në Europë, që asnjë vend nuk do ti akomodojë. Janë pa pasaporta, pa shenja gishtërinjsh. Pse duhet ti mundësohet edhe qytetarëve pa shtetësi. Më duket e tëra një axhendë e madhe, një paketë ku të gjitha bashkëpunojnë për të mbështetur njëra-tjetrën.'
Sakaq, pastori njofton se të enjten në sheshin Skëndërbej do të ketë një manifestim ku do paraqitet një rezolutë pro familjes dhe pro jetës.
'Të enjten në shesh një përfaqësi e jona do paraqesi rezolutën ku kërkojmë një sinergji mes faktorëve publikë, në mënyrë që ky projekt ligj të ndalë. Nëse socialistët do ta kalojnë, presidenti është hallka e fundit. Këtë të enjte ora 19:00 do jemi tek sheshi i heroit kombëtar. Për të mbrojtur vajzat dhe gratë. Në datën 1 qershor do bëjmë një marshim pro jetës nga sheshi dhe do vijojë me fëmijët familjet pankartat, ku do festojmë jetën, familjen, pro krijimit. Për të treguar se ka një vijë që nuk duhet kaluar', përfundon ai.
Ore Pano, /sherbetor i perendise/,dil nje here neper bote e shiko sa pastore e kisha te verteta e sa shtete e njohin kete lloj martese.E quan imponim te huaj ndaj kultures vendase,po kjo qe thua ti a nuk eshte imponim dhe ky?! Dhe kur flet qe surrogacia i ve nje cmim jetes njerezore,po i ke pyetur ndonjehere prinderit qe jane te deshperuar te kene nje femije biologjikisht te tyren,se cfare cmimi jane gati te paguajne ? I ke pyetur ata qe ofrohen te behen surrogato se perse /shesin/trupin? Na u shqetesoke per cmimin qe i vihet jetes njerezore me surrogacine dhe do te dalesh te protestosh kunder saj,por cmim i vihet dhe sherbimit qe ofron trupi i nje prostitute,cmim i vihet dhe nje koke njeriu, nga nje vrases,cmim i vihet dhe nje ceremonie pagezimi,martese,apo dhe vdekjeje te nje jete njeriu kur e ben zyrtarisht ne shtet,ose ne nje obj.fetar.Nuk po te shoh te protestosh per to!
Përgjigjuje thjesht nje ordinere qe mendon se eshte i drejte ligji i sorrogacise thjesht jeni kelyshet e dikujt qe ju paguajne ju sduhet te jeni fare ne kete bite njerez te felliqur