Asnjë urdhër evakuimi, vullkani më i madh në botë në Hawaii vazhdon ende të nxjerrë llavë

4 Dhjetor 2022, 11:50| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 11:48

  • Share

SHBA- Vazhdon shpërthimi i Mauna Loa, vullkanit më të madh aktiv në botë, që ndodhet në Hawaii, SHBA, teksa ekspertët paralajmërojnë se drejtimet e rrjedhave të llavës mund të ndryshojnë shumë shpejt, raportojnë mediat e huaja.

Vullkani ndodhet në Ishullin e Madh të Hawaiit, i cili ka shpërthyer pas 38 vitesh dhe hera e fundit e shpërthimit ishte në viti 1984, i cili ka nxjerrë llavë për më shumë se tre javë.

Agjencia e menaxhimit të emergjencave në Havai njoftoi sot se kishte marrë raporte për llavën e cila kishte filluar të rrjedhë përgjatë pjesës jugperëndimore të kalderës së vullkanit.

Agjencia deklaroi se nuk ka indikacione se llava kërcënon zonat e banuara dhe nuk është lëshuar asnjë urdhër evakuimi.

Megjithatë, autoritetet lëshuan një paralajmërim për hirin e Ishullit të Madh ndërsa Shërbimi Kombëtar Meteorologjik u bëri thirrje banorëve me sëmundje të frymëmarrjes të qëndrojnë brenda dhe të shmangin thithjen e grimcave të hirit dhe kushdo që del jashtë të përdorë maskë.

"Është i mundur dëmtimi i të korrave dhe kafshëve. Dëmtime të vogla në pajisje dhe infrastrukturë. Dukshmëria është zvogëluar", thuhet në deklaratë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?