Asnjë ushtarak në shërbim jashtë Shqipërisë s'është prekur nga COVID-19! 5 studentë në vetëkarantinë, u kthyen nga Akademia në Itali (VIDEO)

22 Mars 2020, 10:31| Përditesimi: 22 Mars 2020, 10:42

  • Share

Asnjë prej ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë jashtë vendit nuk ka simptoma të lidhura me COVID-19. Ndërkohë që 5 prej studentëve që studiojnë në akademitë ushtarake italiane janë kthyer në vendin tonë pas mbylljes së akademive nga qeveria italiane dhe aktualisht janë në vetëkarantinë në shtëpitë e tyre, pa asnjë simptomë. Studentët shqiptarë ashtu si edhe kolegët e tyre të huaj vijojnë ndjekjen e studimeve online. 

Rreth 500 ushtarakë shqiptarë dhe familjarë të tyre, por edhe studentë që studiojnë në akademitë ushtarake në vendet e NATO-s, gëzojnë shëndet të plotë dhe vijojnë shërbimin e tyre në misionet e Aleancës apo përfaqësitë tona diplomatike.  Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe gjeneral Bardhyl Kollcaku, përmes  një videokonference me përfaqësuesit më të lartë ushtarakë shqiptarë në strukturat dhe misionet e Aleancës apo atashetë ushtarakë në vendet e prekura më rëndë nga COVID-19 u interesuan për shëndetin e tyre dhe të familjeve. 

Ministrja Xhaçka u kërkoi ushtarakëve tanë të tregojnë kujdes me masat kundër virusit dhe i siguroi se do të jenë në kujdesin e vazhdueshëm të shtetit shqiptar. 

Ministrja Xhaçka bisedoi me përfaqësuesin ushtarak shqiptar në NATO, gjeneralmajor Nazmi Cahani, përfaqësuesin shqiptar në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Evropë, (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe, SHAPE) kolonel Petrit Çuni, atashetë ushtarakë shqiptarë në Itali e Greqi, përfaqësuesin më të lartë shqiptar në misionin e Resolute Support në Afganistan, si dhe me përfaqësuesen më të lartë ushtarake në misionin e KFOR në Kosovë. 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?