TIRANË- Si rezultat i 650 testimeve, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 15 qytetarë të infektuar me korornavirus. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto bashki:
9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë.
Aktualisht janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orë Janë shëruar 84 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270.742 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (19 Prill 2022)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 84
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650
Testime totale 1,794,631
Raste pozitive 274,535
Raste të shëruara 270,742
Raste Aktive 297
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 192
Fier 21
Vlorë 18
Berat 18
Korçë 14
Elbasan 13
Shkodër 11
Gjirokastër 5
Durrës 3
Kukës 2