Rastet pozitive me COVID-19 kanë vijuar në trend rritjeje dhe ditën e sotme ku janë regjistruar 113 qytetarë pozitiv në krahasim me një ditë më parë ku kishim 92 raste pozitive në 24 orë.
Janë kryer 464 testime në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 82 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Patos, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Krujë, Dibër, Mallakastër, Pogradec, Kuçovë, Elbasan.
Janë 473 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,056 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Qershor 2022)
- Raste të reja ditore 113
- Të shëruar në 24 orë 49
- Të shtruar në spitale 7
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 464
- Testime totale 1,836,672
- Raste pozitive 277,026
- Raste të shëruara 273,056
- Raste Aktive 473
- Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 366
- Vlorë 35
- Fier 32
- Gjirokastër 8
- Korçë 6
- Durrës 6
- Shkodër 5
- Berat 5
- Lezhë 5
- Elbasan 4
- Dibër 1
Komente
