Foto ilustruese

Kronikë

Asnjë viktimë për shkak të COVID, rriten rastet e reja, shënohen 15 të infektuar me koronavirus

9 Korrik 2021, 16:21| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 16:31

  • Share

Asnjë viktimë nga COVID nuk është shënuar në vendin tonë në 24 orët e fundit, por rastet e reja kanë ardhur në rritje. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2108 testime të kryera janë regjistruar 15 raste të reja, ndërkohë që aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Sakaq janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Rastet pozitive në këto bashki:

4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë.

Statistika (9 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       15

Të shëruar në 24 orë     6

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2108

Testime totale             828,621

Raste pozitive             132,580

Raste të shëruara        130,043

Raste Aktive                        81

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            29

Elbasan           12

Fier                  11

Korçë             9

Shkodër          6

Vlorë                6

Lezhë                3

Durrës              2

Gjirokastër        2

Kukës                1

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?