TIRANE - Kreu i partisë "Bindja Demokratike", Astrit Patozi, e ka kritikuar aksionin e IKMT-së për shembjen e resortit të Mihal Kokëdhimës, në Porto Palermo të Himarës, i cili ishte ndërtuar në plazh prej vitesh, por që u shemb vetëm pas skandalit me sulmin që 51-vjeçari i bëri një familje turistësh spanjollë.
Teksa thotë se u desh të ndodhte që Kokëdhima t'i hidhej mbi makinë turistëve për tu zbuluar resorti i tij pa leje, Patozi komenton edhe veprimin e pronarit, të cilat i quan imazhie që as një aktor filmash aksion nuk mund t'i imitojë dot.
"Fara e 'Rilindjes' me ndëshkimin publik të Kokëdhimës së Qeparoit. Të vjetrit thonin që qeveria e kap lepurin me qerre. Edi Rama ka shumë vite që pretendon se "Rilindja" e tij ka bèrë.shtet.
Tani pyetja èshtë, a duhet patjetër që të kacavirresh tek xhami i një makine në ecje, pasi të kesh bèrë një sherr horror me ca turistë të huaj, që të zbulohet se ke prej vitesh njè restorant pa leje?
Jo shtëpi, ku ke futur kokën, por lokal 2 mijë metra katror në zonën më tërheqèse të Rivierés së Jugut. Ndaj edhe skenat e prishjes publike të ndërtesès së Kokèdhimës, pa zbardhur ende dita, janë po aq të pështira sa edhe ulërimat e tij pas xhamit të thyer, imazhe të cilat nuk ka aktor filmash "action" në botë qè t'i marrë pèrsipër per t'i imituar", shkruan Patozi në një postim në rrjetet sociale.
Akoma me Patosëri ju? Hahahahahahaha ah Patosëri Patosëria!
PërgjigjuEshte e vertet - po te ishte ndonje sken filmi do te dukej e pabesueshme - po te mos ishte e filmuar nuk kishte pas asnje njeri qe do ti besonte shoferit te vetures ose guides ose turistave spanjoll nese do tentoninte ja spjegonin dikujt kete ngjarje.
PërgjigjuPër ktë rast Astrit Patosi ka plotësisht të drejt 100% Realiteti duhet thën siç është. Edi Rama mos të bëj teatër. Ku është Edi Rama me pushtimin që i është bër bregdetit nga kafshët e sali ndyrsirës nga të gjith krahinat . ANARSHI E ORGANIZUAR PËR TË VJEDHUR POPULLIN SHQIPTAR. E PËR VETE KTA POLITIKAN NGA TË 4 KRAHËT E KAN REJEPUR KTË POPULL. Z O T I MART HAK KARSHI KËTYRE KRIMBAVE MASKARENJ.
PërgjigjuIk o Patozi mos na hap barkun, më kthe mua ato lekët borxh se vajtjen 10 vjet, ti dhash kur ishe dikush ne PD..
PërgjigjuUne te marr leket te jap edhe dru.. po ik me te mire dhe mos bej komente ketu .. dil perpara po ke bydh...