Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar dje një fushatë sensibilizuese kundër konsumimit të mallrave serbe. Partia ka dalë në rrugë, jo për të protestuar, por për t'i bërë thirrje qytetarëve të mos konsumojnë mallrat e Serbisë, duke e cilësuar atë si kriminele. Edhe thirrja e tyre ishte e fuqishme dhe e guximshme në këtë kohë tensionesh në veri të Kosovës. “Asnjë cent për Serbinë Kriminale”, thërrisnin në rrugët e Prishtinës të rinjtë e Vetëvendosjes. Lëvizja Vetëvendosje kishte përgatitur broshura për t’i shpërndarë të qytetarët e Kosovës, e aq më tepër te të rinjtë, pasi sipas saj ata janë e ardhmja që duhet të bojkotojnë produktet serbe.
Shkrimi i Lëvizjes Vetëvendosje në facebook:
“Asnjë cent Serbisë kriminale”
Sot në Prishtinë, Rinia e Lëvizjes, filloi fushatën sensibilizuese për bojkotimin e produkteve të Serbisë.
Duke bojkotuar produktet serbe, ne ndalim financimin ndaj vendit që edhe 23 vite pas luftës, nuk ka kërkuar falje për krimet, shkatërrimet, vrasjet e masakrat e kryera mbi popullaten civile në Kosovë.
Prandaj ju bëjmë thirrje, bojkotoni këto produkte. Blini sa më shumë produkte vendore, sepse kështu ndihmojmë zhvillimin e vendit. Mbroje Kosovën, dëmto grupet kriminale që luftojnë Republikën tonë!
Bojkoto barkodin 860.
Kam frike qe nuk eshte kjo rruga e duhur....... duket qe kjo lloj thirrje eshte "ushqim" per ekstremistet e te dy kraheve ..... Cokollatat dhe xhuset mund ti bojkotosh (?!),por,Kush di te thote se nga i importon Kosova produktet jetesore si : drithera,karburante,etj ? Vetvendosja vazhdon te deshmoje "deshire" per te shfrytezuar cdo mundesi per te demostruar ekstremizem populist ! Nuk eshte kjo rruga.Qytetari
Përgjigju