Situata epidemiologjike në vendin tonë ka një përmirësim të ndjeshëm. Prej disa ditësh asnjë pacientë me COVID-19 nuk ka humbur jetën, ndërsa çdo ditë që kalon, raportohen edhe më pak infektime. Sot vetëm 45 qytetarë kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit.
Aktualisht në spitalin COVID janë të shtruar 14 qytetarë, ku vetëm 1 është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Rastet e reja pozitive janë raportuar në këto bashki:
21 në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Delvinë, Lushnje, Fier, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, Elbasan, Gramsh.
Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,425 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (27 Mars 2022)
- Raste të reja ditore 45
- Të shëruar në 24 orë 26
- Të shtruar në spitale 14
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 646
- Testime totale 1,773,637
- Raste pozitive 273,432
- Raste të shëruara 269,425
- Raste Aktive 516
- Humbje jete 3,491
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 246
- Fier 70
- Vlorë 70
- Gjirokastër 35
- Berat 19
- Elbasan 16
- Shkodër 16
- Durrës 13
- Kukës 12
- Korçë 8
- Dibër 6
- Lezhë 5