Julian Assange

Assange pranon fajin në gjykatë në shkëmbim të lirisë, niset drejt Australisë

26 Qershor, 08:52| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:27

  • Share

Nju Jork – Julian Assange njoftoi në gjykatë se kishte nënshkruar marrëveshjen për pranimin e fajësisë me Shtetet e Bashkuara të hënën, në aeroportin e Mbretërisë së Bashkuar nga ku u nis dje me një fluturim privat për të mbërritur në Ishujt Mariana Veriore, në Paqësor.

Themeluesi i WikiLeaks-it pranoi se ka shkelur Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja e arritur me drejtësinë amerikane e çoi në lirimin e tij, pas një beteje ligjore 14 vjeçare dhe i mundëson rikthimin në Australi.

Gjykatësi Federal i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes mes 52 vjeçarit dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë, sipas të cilit ai pranon fajësinë për vetëm një akuzë penale, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane.

Marrëveshja i jep fund një odiseje ligjore, gjatë së cilës zoti Assange u burgos 5 vjet në një burg të sigurisë së lartë në Britani, qëndroi 7 vjet i izoluar në ambasadën e Ekuadorit në Londër ndërsa kundështonte akuzat për abuzim seksual në Suedi dhe ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku përballej me 18 akuza penale.

Në vitin 2010 Wikileaks publikoi qindra mijëra dokumente të klasifikuara mbi luftrat e Uashingtonit në Afganistan dhe Irak, rrjedhja më e madhe e këtij lloji në historinë e ushtrisë amerikane.

'Assange nuk do të ketë të drejtë të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa autorizim”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë në një deklaratë për shtyp.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?