Edi Rama

Associated Press jehonë planit të kryeministrit Rama për armëpushimin në Gaza, do ta propozojë në Forumin e Paqes

10 Nëntor 2023, 15:13| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 16:01

  • Share

Shqipëria propozon armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit. Ky plan do t’i prezantohet Presidentit Francez Emmanuel Macron nga kryeministri Edi Rama në Forumin e Paqes që do të mbahet sot dhe nesër në Paris. Planit të Ramës i ka kushtuar një artikull dhe Associated-press.

"Shqipëria tha se do të ofrojë një plan në Forumin e Paqes në Paris për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, përpara se ai të dalë jashtë kontrollit", shkruan AP.

Plani përfshin armëpushimin, lirimin e pengjeve nga Hamasi si dhe tërheqjen e trupave nga Izraeli.

“Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi. Ripushtimi i Gazës është i papranueshëm. Me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.”

Rama propozon që kontrolli i Gazas të merret përkohësisht nga një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe.

“Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të asnjë të ardhme politike për Hamasin. Nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez. Shqipëria është e gatshme të bashkë-sponsorizojë rezolutën e nevojshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për sa më lart.”

Me ndërprerjen e luftimeve, thotë kreu i qeverisë shqiptare komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për organizimin e një konference ndërkombëtare donatorësh për të financuar rindërtimin e Gazës.

Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, Rama thotë se nuk mund të ketë të asnjë të ardhme politike për Hamasin.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?