Foto ilustruese

Bota

Asti/ Shqiptari dhe italiani kapen me 20 kg drogë, hodhën 18 mijë euro që të hutonin policët! U gjenden telefon antipërgjim dhe kasafortë me gjurmë gishti

10 Dhjetor, 20:40| Përditesimi: 10 Dhjetor, 20:45

  • Share

Itali- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Asti, pasi akuzohen për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të njohura dhe në kopshtet e “Piazza Roma”.

Në ndërhyrjen e parë, hetuesit arrestuan një të dyshuar si shitës kokaine me origjinë shqiptare, tashmë i njohur për policinë për precedentët e tij. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën çanta me mbi një kilogram kokainë, e cilësisë së lartë.

Gjithashtu, u sekuestruan një peshore elektronike, një makinë ambalazhi me vakum dhe 2500 euro cash.

Në një ndërhyrje të dytë, efektivët arrestuan një të ri italian, i cili pasi vuri re se policia kishte rrethuar godinën ku banonte, hodhi nga dritarja një qese me mbeturina dhe 18 mijë euro në kartëmonedha 50 euro që t’i shpërqendronte. Brenda shtëpisë së tij policia gjeti një kasafortë të fshehur që hapej vetëm me gjurmën e gishtit të të riut, raporton media italiane.

Brenda saj u zbuluan 21 blloqe hashash me peshë 100 gramë secila, 6 qese gjysmë kilogramshe dhe 17 kavanoza marijuanë. Ndër objektet e sekuestruara ishin edhe tre iPhone, njëri prej të cilëve ishte i mbështjellë me fletë metalike në përpjekje për të parandaluar çdo përgjim të policisë dhe një teh çelësi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?