Ernest Muçi

Aston Villa 'troket' sërish për Ernest Muçin, Besiktas i vendos çmimin sulmuesit kuqezi

9 Maj, 15:30| Përditesimi: 9 Maj, 15:31

  • Share

Aston Villa është paraqitur sërish me një ofertë konkrete për Ernest Muçin, sulmuesin e Kombëtares që luan për Besiktas. Mediet në Turqi bëjnë me dije se klubi nga Birmingham është i gatshëm të ofrojë deri në 15 milionë euro për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit të sulmit që nga vera e këtij viti.

Te Villa i kanë 'treguar derën' Zaniolos dhe shohin te Muçi lojtarin ideal për golat e munguar. Te Besiktas nuk janë bindur nga oferta dhe shuma që kërkojnë për Muçin duhet të jetë 20 milionë euro.

Sulmuesi shqiptar u bashkuar me skuadrën turke në shkurt të këtij viti për 8 milionë euro nga Legia e Varshavës. Ai ka kontratë deri në vitin 2027 me Besiktas, ekip për të cilin ka shënuar katër gola në 12 paraqitje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?