Pas humbjes 2-0 me Aston Villan një ditë më parë, Chelsea merr vendimin drastik dhe largon nga pankina trajnerin Graham Potter. Rendimenti i dobët në kampionat, ku blutë e Londrës janë në vendin e 11, 12 pikë larg vendit të katërt, pra Ligës së Kampionëve. Kjo ecuri, ka nxitur drejtuesit e klubit lodinezë të marrin vendimin drastik.
Tekniku 47 vjeçar numëron 31 ndeshje në pankinën e kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.42 pikë për çdo ndeshje. Angazhimi teknikut që më herët ka drejtuar Brighton e Sëansea ka zgjatur 7 muaj.
“Chelsea FC ka njoftuar se Graham Potter është larguar nga klubi. Gjatë periudhës së drejtimit të klubit, Graham na ka çuar në çerekfinalen e Champions League, ku do të përballemi me Real Madridin. Chelsea dëshiron të falënderojë atë për të gjitha përpjekjet dhe kontributin e tij” – shkruan ekipi i Chelsea.
Klubi lodinezë sqaron po po ashtu se vendin e Potter do ta mbaj përkohësisht deri në fund të sezonit ish mbrojtësi i Brighton, Bruno. Ky i fundit do të debutoj në kampionat në sfidën kundër Liverpool në “Stamforde Bridge”. Emri më i lakuar për të pilotuar blutë vitin e ardhshëm është ai i Julian Nagelsman, i cili u shkarkua nga Bayern Munchen në Gjermani, pak ditë më parë.