AstraZeneca: Doza e tretë rrit antitrupat ndaj Omicronit

24 Dhjetor 2021, 03:47| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 03:50

  • Share

Kompania farmaceutike AstraZeneca tha se doza e tretë ose doza përforcuese e vaksinës kundër koronavirusit, e prodhuar nga kjo kompani, në mënyrë domethënëse rrit nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron të koronavirusit.

“Vaxzevria (vaksina e AstraZenecas) rrit në mënyrë domethënëse nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron pas marrjes së dozës së tretë”, tha kompania duke iu referuar të dhënave të një studimi që kanë kryer.

“Doza e tretë përforcuese neutralizon variantin Omicron në nivele që kemi parë edhe në të kaluarën, kur personat kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër variantit Delta”, tha kjo kompani.

Nivelet e neutralizimit të antitrupave ishin po ashtu më të lartë te personat e imunizuar me doza përforcuese sesa tek ata që kanë kaluar më parë sëmundjen COVID-19. Ky studim u krye nga Universiteti i Oksfordit, universitet që vitin e kaluar e ndihmoi kompaninë AstraZeneca që të zhvillonte vaksinën kundër koronavirusit.

Më 22 dhjetor, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi shtetet që po përshpejtojnë fushatën e imunizimit me doza të treta dhe përforcuese, duke argumentuar se kështu po thellohet pabarazia në qasjen në vaksina, që sipas OBSH-së, mund ta prolongojë pandeminë.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus insistoi se prioritet duhet të jetë marrja e vaksinës nga personat që janë në rrezik të lartë sesa që të njëjtat fillimisht t’iu jepen personave që veçse kanë marrë dy doza të vaksinës./REL

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?