Rajmonda Bulku dhe Astrit Çerma

Astrit Çerma sulmon Rajmonda Bulkun: Ku dreqin e ke shitur shpirtin? Na qarravitesh për një njeri që e shkatërroi këtë vend

1 Mars 2023, 12:33| Përditesimi: 1 Mars 2023, 12:34

  • Share

Aktori i njohur Astrit Çerma ka sulmuar kolegen e tij Rajmonda Bulku, pasi kjo e fundit u shfaq në spotin e Sali Berishës, për protestën e thirrur nga PD më 3 mars.

Në spot, Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri”.

Çerma akuzon Bulkun se është shitur tek një njeri që e ka shkatërruar këtë vend.

“Kur kërkosh të bëhesh “Nëna Shqipëri”, ku dreqin e ke shitur shpirtin tënd.

Që qarravitesh për ti dhënë nënës një “baba”, që e shkatërroi dhe kërkon ta zhduk këtë vend”, shkruan i revoltuar ai.

Sinkroni i ‘Nënës Shqipëri’ nga Rajmonda Bulku:

 “Bijtë e mi shqiptarë unë jam Nëna Shqipëri, jam zonjë e vjetër dhe sytë e mi kanë parë gjithë historinë e botës. Vështirësitë na kanë bërë të jemi gjaknxehtë, por në botë ne njihemi si misionarët e dashurisë.

Sot ju flas se jam në ditët e mia më të vështira, se shoh fëmijët e mi të vrarë nga varfëria, sypërlotur kur shoh shtëpinë bosh se fëmijët e mi kanë ikur nëpër botë. Ajo që më ther në shpirt është se bijtë e mi kanë hequr dorë nga Shqipëria.

Mos urrenin nënën tuaj bijtë e mi por urreni ata që na katandisën kështu. Shtëpia jonë është e bukur dhe e pasur, por është një shtëpi e vjedhur nga tradhtarë që ideal kanë vetëm paranë. Janë po këta njerëz që sot duan t’iu vjedhin lirinë dhe t’u mbyllin gojën”, shprehet Rajmonda Bulku në spot.

Jo të gjithë e kanë mirëpritur përfshirjen e saj në këtë spot, por kujtojmë se Bulku më parë ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe sot është anëtare e kësaj partie.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luftulla Peza: 22/04/2023 16:48

    Shqiptarë të dashur, mos u sillni si dele. Kujtoni të parët tuaj që kanë bërë histori për të mirën e vendit të tyre dhe të familjeve të tyre. Shqipërisë i duhet demokracia e humbur, prandaj mos e jepni votën kot 'majtas' apo 'djathtas', që të dyja një fytyrë kanë dhe qeshin me ju. Votën ti ja jepni vetëm personit që ka dhënë prova që mbron interesat tuaja. Ka në kuvendin e Shqipërisë që rrinë aty 33 vjet dhe asnjë fjalë nuk thanë për të mirën e vendit. Rinia po hikën nga vendi, sipas statistika 10 vjetët e fundit ka ikur rreth 270 000 të rij. Pse ikën rinia? Shqiptarë ju dua shum, e dua shumë edhe Shqipërinë, por pa demokraci nuk vjen e mira për vendin tonë dhe popullin tonë. Rroftë Shqipëria TI SHQIPËRI Uji rrjedh në përrua dëgjoj zhurmë e dridhet toka vjen një amanet për mua ‘Mos harro ku të ra koka’. Ti Shqipëri je nëna jonë, që prej sodit në lashtësi, Pellazgji aher të thonin sot të thomi Shqipëri. Trima të rallë ka rrit kjo tokë, luanesha që rallë bën nëna, me ty jemi mjaft krenarë nëpër botë kudo ku jena. Kudo shkoj në vende t’ huaja, e mbaj emrin tënd në gji, më ngroh shpirtin, kthjellon mendjen, më jep forcë dhe dashuri. Luftulla Peza Dhahran, Saudi Arabia, 5 shtator 2022 GJUHA SHQIPE Porsi uji që zbret nga mali ashtu ti vjen nga lashtësia, fjala ‘UJI’ është e para 1), që ka njohur njerëzia. 2/ E më pas shfaqet Homeri, poeti me famë botërore, na rrëfen ‘Luftën e Trojës’ plot beteja e fitore. 3/ Dy poemat Homerike nder i madh për ne shqiptarët gjuhë e pastër pellazgjike trashegim na i lanë të parët. 4/ Kudo jena nëpër botë, nëpër shkolla a n’ shoqëri, kujtoni dhe nderoni nënën tonë ‘SHQIPËRI’. Naim bej e Vaso Shkodrani u kujtojmë me dashuri na mësuat të jemi të urtë, të mbajmë n’ zemër nënën Shqipëri. 1) Fjala ‘UJI’ është fjala më e vjetër e shkruar e gjuhës shqipe, që ndeshet në një enë balte nga kultura e Vinkës gurvonit (neolitit)/vjetërsia 6000-4200 p.e.s./. Luftulla Peza Dahran, 25 tetor 2022

    Përgjigju
  • Populli: 03/03/2023 14:36

    Te thuash te verteten eshte detyre qytetare…

    Përgjigju
  • Lami: 02/03/2023 05:08

    Epo cben patronazhisti rampallist.

    Përgjigju
  • Iris: 02/03/2023 03:13

    Ja falim znj.Bulku,per tre arsye,sepse:1-ajo i ka qendruar besnike partise qe ka zgjedhur,nuk ka nderuar 100 flamure e parti dhe per kete duhet respektuar 2-eshte idealiste deri ne fanaticizem,aq sa nuk eshte,ose nuk do te shikoje realitetin e PD dhe te figurave kryesore te saj.3-dashje pa dashje ne 3 rreshtat e fundit,ata qe ja kane pergatitur kete kushtrim,kane bere autogol,megjithese personalisht,ato tre rreshta te fundit perkufizojne te gjithe politiken shqiptare keto 32 vjet.

    Përgjigju
  • Linda: 01/03/2023 14:41

    Rajmonda Bulku ka jetuar dhe jeton mes lluksit po kushedi mbse merr ilace per trut andej nga spitali 5 se rehati i tepruar te ben dem.

    Përgjigju
  • Meri: 01/03/2023 13:38

    Fatkeqsi kombëtare që ekzistojnë kongulleshka si kjo.

    Përgjigju
  • Titi: 01/03/2023 13:01

    Kjo qenka komplet Idiote. Po c’ke ti moj mire ne kohen e Enverit,mire me Ramizin,mire me Berishen,mire me Nanon,mire me Berishen prape,mire me Ramen… ca do me moj! Me te zeza te pafsha se Saliu keshtu e ka zakon ti veshi me te zeza femrat..

    Përgjigju
    • Azzurri: 02/03/2023 05:38

      Neveri per komentet tuaja

  • Petrit: 01/03/2023 12:57

    O Astrit, me cfare te drejte morale do u japesh mend Shqiptareve qe banojne ne Shqiperi?!!!!!, se si i shohin politikanet apo qeverine e tyre. Meqe Ti dhe shume si ti, nuk paguani asnje qindarke takse ne Shqiperi , nuk keni te drejte te n`a mesoni se si perdorim parane Tone.

    Përgjigju
    • Irma: 01/03/2023 21:57

      Kjo gjoja aktore eshte turp I filmave, asnje nivelin e dobet nuk e arrin. Famen e morri nga Zonja nga qyteti qe e pame Si fytyre. Kjo na dashka njeriun e zi kriminelin qe po presim te denohet edhe nga drejtesia shqiptare sic e ka Denise ajo Amerikane. Largou moj servile e pa talentuar.

    • drejtesia: 01/03/2023 13:45

      ik o sy petrit tregoje veten ne 3 marsin me k/kriminelin birish !

    • anna: 01/03/2023 13:29

      Petrit ketu perfshihet dhe Rajmonda Bulku besoj me gjithe idiotesine e saj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?