Astrit Patozi: Dëmi është bërë njësoj, cilido qoftë vendimi për Ilir Metën

2 Shkurt 2022, 20:48| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 20:50

  • Share

Vendimi i nesërm i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose mosshkarkimin e Presidentit të Republikës nuk është aspak i lehtë për t'u parashikuar. Në radhë të parë për faktin se në Shqipëri drejtësia zakonisht bën politikë, ndërkohë që partitë japin verdikte drejtësie.

E vetmja shenjë e qartë që të çon më shumë tek shkarkimi është sjellja e vetë Ilir Metës, i cili ndoshta nga informacionet që ka apo nga intuita ka lënë të kuptohet se është bërë gati për më të keqen. Kështu mund të interpretohen lëvizjet e tij për të delegjitimuar disa prej anëtarëve të Kushtetueses, por mbi të gjitha paralajmërimi për dërgimin e çështjes në Gjykatën Europiane (mosnjohja e vendimit).

Sa për shtetin dhe shoqërinë tonë, mund të them se dëmi është bërë gjithsesi, çfarëdo vendimi që të merret nesër.

Sepse në rast se shkarkohet Ilir Meta, mesazhi do të ishte se në këtë vend mazhoranca arrogante dhe e gjithëpushtetshme  të merr përpara, në rast se je kundërshtari i saj, qoftë kjo edhe në nivelin më të lartë të shtetit, që është pozicioni i Presidentit të Republikës.

Nga ana tjetër, mosshkarkimi do të thoshte që këtu mund të bësh çfarë të duash me kushtetutën dhe ligjin, mund të dekretosh dhe të çdekretosh çfarë të teket, mund të shpallësh edhe vrasjen tënde nga amerikanët tek Mali me Gropa apo të bësh karshillëk me Rusinë në banaqe televizive dhe kurrë të mos ndëshkohesh, nëse je politikan i rangjeve të larta.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cepani: 03/02/2022 00:46

    Na turperove o kokelope Skrapari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?