Fundi i pritshëm i një marrëzie politike, gjatë kohës kur “Foltorja” dhe vulëmbajtësit e partisë mendonin dhe vepronin njësoj.
Një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike.
Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti.
E cila, në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias.
Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.
Nuk e kuptojme se cfare shqetesimi ka nese nje pale i drejtohet gjukates? Dhe kush e vendosi qe kjo gjykate eshte e pavarur apo e paanshme? Gjithe sistemi u prish vetem e vetem me pas pikerisht GJK dhe GJL nen ndikim.
Përgjigju