Politikë

Astrit Patozi në Report Tv: PD në krizë, Berisha ka vënë përballë Bashën për të shmangur SHBA-të! Kryedemokrati kacavirret pas statutit të partisë 

5 Nëntor 2021, 18:01| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 20:51

  • Share

I ftuar në Report Tv, Astrit Patozi tha se Partia Demokratike ka bërë hapa pas nën drejtimin e Lulzim Bashës. Ai theksoi se s'ka interes personal për zhvillimet në Partinë Demokratike, ndërsa për opozitën, po.

Sakaq, Patozi tha se kriza, është fatura që ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit Berisha-Basha. Më tej, ai thekoi se Berisha ka vënë përballë Bashën për të shmangur SHBA-në.

"Në rast se Berisha nuk do ta kërkonte kongresin, ai duhet ta thërriste vetë. E vetmja formë për të zgjidhur krizën, është votimi. Basha është i vendosur të mos ta bëjë këtë dhe të mos ketë zgjedhje në PD. Berisha me populizmin e foltores, ndërsa Basha,kacavirret pas statutit të PD-së."-tha Patozi.

Teksa u pyet nëse Basha po mbështetet nga SHBA, Patozi tha se është një mbështetje ballore, në raport me konfliktin që po ndodh në PD. Patozi shtoi se Berisha është bërë lanet nga SHBA-të.

"Mbështetje ballore në raport me konfliktin që ndodh në PD. SHBA-të mes Berishës dhe Bashës, zgjedhin të dytin. Berishën e kanë bërë lanet, e kanë mbyllur atë kapitull. Berisha e di dhe është i qartë për këtë gjë. Basha është zgjedhur si e keqja më e vogël. Ai është i njejti që ua solli shpirtin në majë të hundës me djegien e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Basha është e keqja më e vogël mes dy të këqijave, mes Berishës dhe atij.”-theksoi Patozi.

Patozi u pyet nëse e shikon si mundësi rikthimin në PD, ndërsa shtoi se fillimisht kjo parti duhet të mbledhë ata që ka brenda, më pas dhe ato që janë larguar.

"Ato po marrin dhenë, pas Berishës e disa pas Bashës. Duhet të vendosen rregulla, një lloj fryme. Duhen kryer këto detyra dhe më pas të dali në rrugë të thërrasë qoftë edhe ata që shesin banane, e jo vetëm ish-funksionarë të PD që nuk e duan këtë qeveri. Që ta bëjë këtë, duhet të japi shumë prova. Nuk shoh asnjë shenjë të vetme përveç retorikës boshe që përdoren në foltore, apo edhe nga shqupi, partia zyrtare.

Nuk ka asnjë akt, por vetëm fjalë. Njerëzit që i shqiptojnë këto premtime, që janë për mua të parealizueshme, i shqiptojnë njerëz të gabuar, sepse janë përgjegjësit e kësaj situate dramtike të PD. Sikur mos të mjaftonin humbjet ka edhe këtë shëmti, që po transmeton para publikut, mënyrën sesi palët sillen me njëra tjetrën. PD të mbarojë hallet e brendshme, dhe të bëjë akte të forta për të bindur demokratët e shpërndarë.”-tha Patozi në Report Tv.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?