Astrit Patozi: Kemi ndërtuar një shtet prej letre

22 Dhjetor 2021, 15:52| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 15:56

  • Share

Me gjithë respektin për “foltoret”, që kanë marrë të gjithë vëmendjen e publikut këto kohë, por kjo është prova më e rëndë se kemi ndërtuar një shtet prej letre. Sepse kanë dalë në pazar të dhënat sensitive të çdo shqiptari të punësuar në këtë vend.

Është përtej çdo imagjinate dhe gabojnë shumë ata që e mendojnë si një fabul që mund të zëvendësojë apo të mbivendosë debatin e Big Brother Vip. Sepse nuk e trajtojmë dot si gallatë një problem kaq serioz dhe  delikat.

Por qeveria nuk po ndihet dhe nuk shihet të jetë e shqetësuar, a thua se bëhet fjalë për ndonjë temë të parëndësishme nga ato të qytetarëve dixhitalë.

Ndërkohë që duhet të merrte përgjegjësi të plotë dhë të sqaronte me detaje se si do ta zgjidhte brenda një kohë të shkurtër këtë problem, që mund të kishte tronditur edhe vende shumë më të fuqishme se Shqipëria.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Top Channel: 23/12/2021 12:07

    Nuk u vjen mire sepse ju dolen lakrat ne shesh. Ne Maqedonine e Veriut punetori me i thjeshte paguhet sa 10 fishi i puntorit shqiptar.

    Përgjigju
  • Publicitet: 22/12/2021 16:01

    Shume mire qe u publikuan rroga e gati 650 mije shqiptareve te punesuar. Sepse ngelen duke u ankuar njerezia qe notojne ne pare!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?