Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi duke komentuar zhvillimet më të fundit politike në fundit vend është ndalur dhe për situatën të cilën ndodhet opozita.
Patozi, gjatë intervistës për “Breaking”, ai tha se e njeh mirë Partinë Demokratike dhe demokratët dhe se ata kanë një lloj përbuzje ndaj Partisë së Lirisë dhe kryetarit të saj Ilir Metës.
“E vetmja shpresë e tyre është forca numerikë. Është një marrëdhënie që nis nga keqbesimi, jo mirëbesimi. Nuk është një marrëdhënie parimore. PD e njoh më mirë dhe nga ana e demokratëve, ka një lloj përçmimi për PL dhe për Ilir Metës personalisht”, tha Patozi.
Ndërsa zgjedhjet vendore 2023 po afrojnë, opozita po tenton të bashkohet duke bërë koalicione me parti të vogla. Ditën e sotme, Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Sali Berisha zhvilluan një takim, ndërsa Report Tv mëson se ata diskutuan për strategjinë që do të ndjekin për zgjedhjet vendore, nëse do të dalin të vetëm apo me një kandidat të përbashkët dhe nëse si mund të unifikohet opozita në një fron të përbashkët.
O Astrit *****po hik mor bur se ti sje për politik o hipolit. Ti bone partin tënde e more 10 vota prap mer ti pjes në politik ? Ti e kupton apo jo që politika ty stë do.
Përgjigju