At Kozma Prifti i Kishës Ortodokse: Pandemia na largoi fizikisht, por afroi shpirtërisht! Kjo sprovë i riktheu njerëzit te Zoti (VIDEO)

25 Dhjetor 2020, 22:16| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 22:30

  • Share

Pandemia solli krishtlindje dhe festa fundviti aspak të zakonshme, por përtej distancimit social, ajo që është vënë re është një afrim edhe më i madh shpirtëror mes njerëzve apo edhe me zotin. At Kozma Prifti i Kishës Ortodokse tha në emisionin "Pa Protokoll" se pandemia noxrri në pah se njerëzit e ndjejnë dhimbjen e tjetrit edhe pse të ndarë fizikisht.

"Atë pak që ka besimtari do e ndajë më atë që nuk ka dhe është në nevojë. Ky është mesazhi i Krishtlindjeve që perëndia është bashkë me ne. Kjo është një situatë që i bashkon të gjithë besimtarët duke ndjerë më tepër nevojën njerëzore të njëri-tjetrit. Të gjithë ata që dëgjojmë vazhdimisht që kalon COVID, të gjithë kjo na trishton dhe kjo na ka bërë edhe më të afërt duke ndjerë dhimbjen e tjetrit. Edhe ne gjatë kohës që lutemi, mendja dhe lutjet tona nuk shkojnë vetëm për besimtarët tonë, por edhe atyre të besimeve të tjera", tha At Prifti.

At Kozma Prifti e cilësoi pandeminë si një sprovë të Zoti për njerëzit duke i kthyer ata sërish pranë tij , pasi jeta dhe zhvillimit e saj kishin krijuar në largim të besimtarëve. Sipas At Priftit largimi nga zoti është dhe problemi social që kanë shoqëritë, por që  në këtë periudhë u pa se njerëzit e kanë zotin brenda tyre.

 "Njeriu tërhiqet nga zhvillim i jetës dhe në një moment largohen nga perëndia dhe ky është problemi social që kemi. Zoti bëri që kjo sprovë e COVID-19 të testojë distancën fizike nga njëri-tjetri po të shtoj dashurinë dhe afërsinë shpirtërore që vjen në këtë kohë për ne", u shpreh At Kozma Prifti.


Lajmi kryesor:

Kardinali Ernest Troshani në Report Tv: Krishtlindje të rralla në historinë e botës! Mesazh politikanëve? Jepini të drejtën çdo qytetari të japë votën që drejtësia të vihet në vend të parë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?