At Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli shpallen martirë të Kishës Katolike me dekret të Papa Franceskut! Mbahet në Shkodër mesha e shenjtë

16 Nëntor, 14:34| Përditesimi: 16 Nëntor, 16:56

  • Share

At Luigj Paliq, vrarë nga ushtarët malazez dhe Dom Gjon Gazulli varur nga Leka Zogu i Parë nga sot janë të Lum të Kishës. Me dekret të Papa Françeskut kisha katolike shqiptare ka tashmë 40 martirët e saj.

Mesha solemne u mbajt në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, në praninë e qindra besimtarëve të cilët mbushën edhe sheshin para katedrales.

Në Meshën e Shenjtë, Arqipeshkvi i Shkodrës, Monsinjor Massafra, vlerësoi procesin e lumnimit të martirëve ndërkohë theksoi se ky është një vlerësim që ati i shenjtë i bën Shqipërisë.

Mesha u drejtua nga i dërguarai i Papa Françeskut, Kardinal Marcello Semeraro i cili u shpreh  i lumtur që kthehet në Shqipëri në një tokë të pasur me kujtime.

Në këtë meshë nuk mungoi kardinali shqiptar, Dom Ernest Troshani i cili e ka vlerësuar këtë ditë si një ngjarje të shënuar për vendin.

Në meshën e shenjte morën pjesë ipeshkvinj nga gjithe Ballkani mes tyre, Imzot Dodë Gjergji i cili ndal tek figura e Atë Luigj Palit.

Pas 38 martirëve që u shpallën të Lum në vitin 2016, bashkë me Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazullin numri i tyre shkon në 40, duke shënuar kështu përfundimin e një pune gati 25-vjeçare të Kishës Katolike Shqiptare e veçanërisht të Dioqezës Shkodër-Pult.

 

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?