Marco Llorente, futbollisti më i ri i Atletico Madrid

Sport

At. Madrid zyrtarizon futbollistin e Realit, City paguan klauzolën 70 mln euro për Rodrigo

20 Qershor 2019, 16:05| Përditesimi: 20 Qershor 2019, 16:10

  • Share

Nga Spanja ka ardhur konfirmimi se futbollisti i Real Madrid, marco Llorente, do të jetë blerja e re e Atletico Madrid. ‘El Colchoneros’ kanë njoftuar në faqen zyrtare se kanë arritur akordin me 24-vjeçarin i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare. Llorente sezonin e fundit zhvilloi 16 ndeshje me Real Madrid në të gjitha kompeticionet dhe arriti të shënonte 2 gola.

Me blerjen e Llorente-s, edhe pse jo zyrtarisht, lihet të kuptohet se Rodrigo do të largohet nga Atletico. Mesfushori ka njoftuar madrilenët se City do të pagujë klauzolën 70 mln euro dhe pritet të jetë çështje ore edhe zyrtarizimi.

Gjithsesi City nuk ka humbur kohë dhe ka njoftuar për zgjatjen e kontratës me Zinchenko-n. Ukrainasi që këtë sezon ka rezultuar surpriza e Pep Guardiolës ka zgjatur kontratën me ‘qytetarët’ deri në fundin e sezonit të vitit 2024.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?