Emigrantët në Britani dhe postimet në Tik Tok

‘Ata deportojnë 50, ne do të dërgojmë 500’, Media britanike: Kontrabandistët shqiptarë sfidojnë shtetin përmes Tik Tok

26 Janar 2023, 08:56| Përditesimi: 26 Janar 2023, 09:15

  • Share

Rrjeti social Tik Tok është kthyer në burimin e kontrabandistëve shqiptarë, të cilët ftojnë emigrantët të nisen për Britani me gomone pasi janë përmirësuar kushtet e motit.

Thirrja e fundit ka bërë që të ketë 442 emigrantë që zbritën në tokën britanike pasi udhëtuan me dhjetë gomone të dielën, shkruan media britanike ‘The Sun’.

Rritja e numrit të emigrantëve erdhi pasi Sekretarja e Kulturës Michelle Donelan tha se legjislacioni i ri do të ndalonte reklamat në faqet e internetit që ftonin njerëzit të kalonin kanalin e La Manshit në mënyrë të paligjshme.

Një reklamë thoshte: “Ata deportojnë 50, por ne do të dërgojmë 500. Shqiptarët të na kontaktojnë."

Një tjetër shkruante: “Askush nuk do të të kthejë. Do të mbajnë vetëm një javë në qendrën e paraburgimit. Ne kemi një super çmim prej 4500 paundësh. Pagesa bëhet në mbërritje.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?