TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka folur me emra, duke thënë se është zhgënjyer nga ndërkombëtarët sa i përket përfshirjes së tyre për reformën zgjedhore. Gishtin e drejton nga SHBA dhe BE, sipas së cilit përpjekjet e tyre janë përqendruar vetëm që tre kryetarët e partive kryesore të arrijnë konsensus. Kritika ka pasur edhe për Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili tha se ka pasur progres dhe janë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR. Për Gjonin, kjo nuk është aspak e vërtetë.
"Si mund ta quash progres siç e thotë Varhelyi, si janë përmbushur rekomandimet e OSBE-ODIHR në Reformën elektorale?. Nuk mund ta mohoj që jam i zhgënjyer me mbështetjen e opsionit të stabilokracisë në kurriz të demokracisë. Do doja një angazhim më të fortë të SHBA dhe BE, dhe më pak angazhim për të bërë bashke tre persona që merren vesh një shkelje syri në ajër. Rama, Meta dhe Berisha ka një sintoni të plotë për Kodin elektoral dhe për ta mbajtur sistemin të mbyllur për të ruajtur stabilokracinë, SHBA dhe BE të jenë më të forta më të guximshme dhe më të angazhuara për të na mbshtetut ne që kemi guximin e brendshëm për t'i bërë ballë kësaj sistemi", tha Gjoni.
I ftuar në hapësirën live të pasdites në Report Tv, Gjoni ka shprehur hapur një zhgënjim edhe për deputeten Rudina Hajdari, e cila nuk dha votën e saj kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por abstenoi. " I habitur që abstenoi, prisja të ishte kundër ashtu siç kam pritur që vota e saj të ishte kundër 5 qershorin. Marrëdhënie ime me Rudinën shumë korrekte dhe e mirë, kam një zhgënjim sa i përket 5 qershorit, nuk mund të ndryshoj mendim se ndonjë përfaqësues i huaj në emër të stabilokracisë", tha Gjoni.
Për të, dita e djeshme, ku u votua ndryshimet në Kodin Zgjedhor është një pikë kthese, ku gjithçka do të jetë një realitet tjetër, qoftë sa i përket raportit me opozitën, por edhe mazhorancën.
"Ka votuar kundër 5 qershorit, të tjerë kanë votuar pro. Kam votuar pro ndryshimeve Kushtetuese shpirtërisht dhe kam votuat kundër masakrës së dytë të Kodit të fundit elektoral. Kjo është një 2008 e dytë. Rama e vërtetoi që i ka votat. Është një gjë e mirë sepse mbaron lodhja dhe stërmundimi im duke provuar se kush është pro dhe kush është kundër, kush është opozitar dhe kush është mbështetës i PS. Nga dje fillon një realitet i ri, nuk jemi në të njëjtat kushte. Çdo gjë, çdo marrëdhënie ndërveprimi marrëdhënia jonë me mazhorancën dhe opozitës ridefinohet, kam votuar kundër Rama e tregoi që i ka votat dhe i intimidon si brenda dhe opozitës. Rama nuk ka nevojë t'i blejë votat ka zyrën e Ballës nga ku drejtohet vota e grupeve parlamentare, nëse PS do kërkonte hapjen ë listave, do i kërkoja ndjesë Ballës, është e drejta e tij që në ndërveprimin që ka me deputet brenda dhe jashtë grupit të shpjegojë pse duhet votuar kështu dhe jo ashtu. Në Parlamentin shqiptar veprohet me grupe ëp, kshu ka qenë te PD, LSI. Dje Rama i mbylli listat me ligj, ka edhe gjykatë Kushtetuese, e cila shumë shpejt do të jetë funksionale. Ne do bëjmë cmos, këtë javë do jemi në konsulta me ekspert ligjor, për ta hartuar. Disa prej nesh që kemi votuar kundër", tha ai.
Diçka është e sigurt, se ai nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në logën e tre partive të mëdha, PD-PS-LSI. "Shqipërisë nuk i duhen particka, ka thashetheme për krijesa të reja, unë kam besuar që Shqipërisë i duhet një alternativë qeverisjeje, një forcë e re duhet të dalë me një ekip dhe t'u thotë që ne jemi të aftë të qeverisim se Rama, Basha apo Kryemadhi. Nëse një parti nuk krijohet një alternativë qeverisëse unë do të kandidojë për atë forcë politike opozitare kundër Edi Rama. Ka pasur oferta dhe flirtime nga majtas djathtas, se kanë nevojë për individë që kanë vokal dhe janë të përgatitur. Nuk do të kandoidtoj për PD, PS dhe LSI, në kushtet aktuale kur lidershipi ka mungesë demokracie", përfundoi Gjoni në Report Tv.
Merr rrogat deri me 25 pril bashke me beneficet si deputet....me vone!!!! Hajdar Agen do te marresh! Do te te ngjyejne me boje ascfare!!!! Shqiptaret ta fusin dhe nuk ta nxjerrin !!! LOJA MBAROI !!!
Përgjigju