Sociale

‘Gjenera Z, Interneti dhe gjuha shqipe’, Ilir Yzeiri: Të kuptojmë më shumë fëmijët tanë, si komunikojnë më njëri-tjetrin

11 Prill, 13:26| Përditesimi: 11 Prill, 15:22

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Pedagogu, analisti dhe gazetari i njohur Ilir Yzeiri, i cili prezantoi një studim shkencor për gjeneratën Z. Studimi hedh dritë për mënyrën sesi komunikojnë sot adoleshentët me njëri-tjetrin, duke konsideruar se teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale po dominojnë botën.

Drejtuesi i qendrës “Shqipëria Europiane”, Profesor Doktor Ilir Yzeiri. U shpreh: ”Nevoja për të patur një studim për këtë gjeneratë, na bëri bashkë me AMA-n për një studim të tillë”, ndërsa shtoi se kjo nismë nisi nga një kampionim real me disa adoleshent në disa qytete të vendit.

”Gjenerata Z, përfshin 14-15 vjecarët deri tek 25 vjecarët, pra gjenerata që lindi me internetin” theksoi Iliri gjatë bisedës.Por cilat janë risitë e këtij studimi sipas Profesorit?

Së pari kemi parë se gjenerata Z e ndjen veten të izoluar, pra të shkëputur nga të tjerët, ndërsa nuk i intereson fare politika apo problemet që ka vendi. Së dyti, problemet që ata diskutojnë nuk lidhen me anën sociale, por me pjesën individualiste, shpehen me emoji dhe me ironi për fenomene të caktuara.Së treti është vënë re fragmentarizimi i komunikimit dhe i identitetit vetjak.Është vënë re përdorimi shumë i madh i Whats appit, në raport me platformat e tjera.Qëndrimi në internet për orë të tëra dhe krijimi i personaliteteve online është një tjetër pikë e studimit.Nga kërkimet e bëra rezulton se ky brez duket se është i përjashtuar nga jeta sociale dhe ajo politike.

”Sot kemi një përdorim të gjerë të internetit dhe roli që ka, nxit të këtë brez për aksion social” shtoi ai, duke kërkuar që ky studim të shihet dhe nga Ministria e Arsimit, për të kuptuar më mirë adoleshentët.Profesoi theksoi se sot sfida e vërtetë është përdorimi i Inteligjencës Artificiale, duke kombinuar gjuhën me teknologjinë.Duke qenë se ky është studimi i parë për këtë fushë, në fund të bisedës u theksua se kjo traditë e sapo nisur, duhet të vazhdoi me studime të tjera shkencore, për të patur sa më shumë informacion për këtë gjeneratë.

I.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?