Komedia Prefekti

Ata që kërkojnë qimen te 'Prefekti' dhe nuk shohin traun-llum që u vendoset para syve

7 Dhjetor 2021, 11:47| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 11:49

  • Share

Kur sheh qimen dhe nuk vë re traun. Ose kur do të shohësh qimen dhe nuk do të vësh re traun. Është e njëjta gjë në thelb.

Është fiks kur shqyen sytë fort mbi lupë për të gjetur ndonjë defekt në përmbajtje, a ndonjë devijim në moral tek komedia “Prefekti” dhe, nderkohë, kujdesesh që sytë, veshët, madje edhe hunda, të mbeten të mbyllura fort për të mos hyrë shëmtia, ndotja akustike apo kutërbimi ulëritës që derdhen paralelisht e rregullisht nga ekranet e shtëpive, nga ekranet e kinemave madje edhe në skenat e festivaleve, nga qindra diletantë që i gëzohen lirisë që sjell zbrazëtia.

Nuk ka revoltë për tekstet e këngëve që analfabetët e dhunshëm derdhin mbi veshët e femijëve tanë cdo ditë, nuk ka debat për melodinë që ka humbur nëpër tallava (e vjedhur edhe kjo).

Nuk ka protestë për kinemanë e driloneve që vetshpallen bij të kryqëzimit shterp të Bruce Willis me Martin Scorsese.

Më keq akoma: këta drilonë janë kaq të mirëpritur  edhe nga bashkitë e qyteteve të mëdha, që e promovojnë si model suksesi( i shfaqin nëpër sallat e tyre llum-filmin e fundit “Shkëmbimi”)

Ndërkohë, krijuesit e vërtetë, ata që i detyrohen art të vërtetë këtij populli, vajtojnë dembelizmin e vet vanitoz mbi ndonje gotë alkooli, a mbi ndonjë medalje të ndryshkur tashmë.

Kush do e zgjojë artin e vërtetë në këtë vend, nëse të ashtuquajturit “kritikë profesionistë”- nxitës të protestave pa thelb, refuzojnë edhe të vajtojnë mbi kufomën që po vdes?

Pale të rendin për të sjellë ndonjë kurë a ngjallin ndonjë shpresë!

Ku janë këta sqimatarë që kërkojnë qimen në kryeveprën artistike” Prefekti” dhe nuk shohin traun- llum që u vendoset para syve të rinjve të sotëm si model suksesi, qoftë në këta lloj filmash bastardë apo në këngët që promovojnë vesin, dhunën dhe vrasjet?!

Fakti që një pjesë jo e vogël e shoqërisë tonë sponsorizon dhe shkon të shohë filmat e drilonëve, që klikon miliona herë këngë-tallava që pështyjnë tekste llum, që kalon pjesën më të madhe të kohës së lirë duke komentuar “Përputhen” e “Big Brother” dhe nga ana tjetër kritikon komedinë “Prefekti”, eh, kjo tregon që kemi shumë, po shumë punë për të bërë.

Një mal përpara për të ngjitur.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KAUSH Kasap Rexhep Bule leka [ kepi ]: 07/12/2021 18:00

    O sa turp diskutohet rija e Qazim Mulletit. Qazimi ka qen me shkoll i shkolluar üor ka qen bashkëpunzor i okupatorit e i fashizmit. Kto dihen historikisht e për ktë üisllik të Qazim Mulletit që firmoste pushkatimin e Shqiptarve nuk flet asnjeri as stërmbesa. Që për mendimin tim stërmbesa është me kultur sa pash në televizor. Por Wazim aferimi ishte komplet qerata fashist e tradhtar i gjithi karr.

    Përgjigju
  • Beni: 07/12/2021 12:40

    Bukurbe ka qendisur. Kjo komedia prefekti eshte tamam per kohen tone, nji at surrat shikon ne Qeveri,ne bashki, kuvend, e deri neper ambasada. Policit "modern" ske ca presje i heq!

    Përgjigju
  • Beni: 07/12/2021 12:12

    Kjo tregon se poshte kemi rene kemi arritur njesh me token dhe nuk po e marim vesh qe po zvarritemi po mire or te mbaruar te shoqatave qytetare ky Zoteria per te cilin behet e gjithe zhurma ne fund te dites cfare na ishte hero apo i perdale historian thote qe ka qene bashkepunetore me pushtuesin pavaresisht ne i donte apo i urrente ata qe luftuan kunder fashizmit jo Enver po Hitler ah pika qe su bie qe akoma mereni me Qozim Bej Mullen o tironsit e lales.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?