ELBASAN - Jemi mësuar që shpeshherë moshën e tretë t'i shohim në lulishtet e qytetit duke luajtur domino me njëri-tjetrin për të kaluar kohën e lirë, por jo personazhi ynë është ndryshe.
Po ju njohim me Gaqo Jordanin, 76-vjeçarin me origjinë nga Korça, por që jeton në qytetin e Elbasanit, prej 12 vitesh me radhë ai kujdeset për kopshtin përpara pallatit ku banon.
I moshuari tregon që gjatë gjithë jetës së tij ka punuar si shofer, por në momentin kur ka dalë në pension me pasionin që kishte për pemët dhe lulet ai vendosi që të kujdesej për lulishten e pallatit të tij, duke e rikthyer atë në një mikro-kopsht botanik, ku gjenden jo më pak se 100 bimë të ndryshme.
"Këtë si kornizë e krijoi bashkia para 15 viteve, mbolli ca likuse të vogla e pisha dhe e la mbeti. Rrinin makinat këtu u bë shesh, më pas kur unë dola në pension e fillova e rrethova me një kabull dhe hodha dhe mbolla lule, mbolla kumbulla, palma, arra dhe e lloj-lloj lulesh", tha i moshuari.
Gaqo thotë se këtë punë e bën me shumë, saqë dhe kafen e mëngjesit e lë pa pirë vetëm e vetëm që të kujdeset për lulet.
"Unë këtu e kaloj ditën, kujdesem për lulet i prashit i krasit, madje dhe kafen e lë përgjysmë se merrem me punët këtu", tha i moshuari.
Por 76-vjeçari krahas kujdesit për lulet, nuk i mungon dhe kreativiteti duke krijuar dhe vazo të veçanta për bimët e tij.
Gaqo ka një thirrje për bashkëmoshatarët, që secili prej tyre të mbjellë nga një pemë për t'i dhënë qytetit një pamje më të bukur por edhe ajër më të pastër.
"I bëj thirrje atyre që luajnë me domino, bashkëmoshatarët e mi të mbjellin nga një pemë dhe Shqipëria do bëhet lule", tha i moshuari.
Lulishtaret nuk vdesin, ata thjesht shkojne ne parajse per te mbjelle lule.
PërgjigjuE vertete"! ..te lumte"!
PërgjigjuJa dhe pak e vjen Erjon Velia i mbjell pemet se veç ate pun di te bej ai
PërgjigjuQenka plak i mire ky qe kujdeset per lulishten .. se ne tiran ku jetojm ne pleqt shikojn grat nga bydha sa te medhaja i kan..zagaret
Përgjigjue vertet,sidomos fredi QYTETARi