Pamja e jashtme është shpesh ajo që na identifikon e na bën që të mbahemi mend tek ata që na shohin qoftë edhe vetëm një here në jetë.
Ajo që dëgjojmë më së shumti të thuhet për bukurinë është se “bukuria është relative” e në fakt ne kohëra të ndryshme përcaktuesit e bukurisë kanë qenë jo vetëm të ndryshueshme por shpesh edhe të paimagjinueshme për kohët e sotme. Në shekullin ku jetojmë duket se njerëzit kanë eksperimentuar aq shumë me imazhin sa nuk ka mbetur gjë pa provuar. Për këtë arsye ata që vazhdojnë ta konsiderojnë pamjen e tyre si një mënyrë ideal për të shfaqur veten, për te guxuar, për të treguar atë që bëjnë në jetë apo për të tërhequr vëmendje kur është e nevojshme.
Dj Miss Rose, vajza që tashmë prej vitesh njihet si Dj e famshme e jetës së natës nuk e sheh dy here njësoj. Ish mësuesja e anglishtes rrëfen se si gradualisht gjatë jetës zbulojë pasionet e saj që iu kthyen në profesion por edhe e lejonin të shfaqte plotësisht edhe karakterin e saj nëpërmjet pamjes.
“Mësuesia me donte të kisha një kod veshjeje, e dua shumë edhe atë profesion dhe ndoshta mund t’i kthehem në një të ardhme, por të luaj muzikë si Dj është dëshirë që e quaj rrugë pa kthim- u shpreh ajo”
Xhilola Lamaj, fashion blogeria me pasion veshjen rrëfen se qëllimi I saj është të duker çdo ditë ndryshe dhe të tërheqë vëmendje.
Tatuatori Artesin Seitlli u shpreh se shpesh njerëzit zgjedhin tatuazhet si mënyrë për të shfaqur veten. Djemtë preferojnë tatuazhe të mëdha në përmasa ndërsa vajzat tatuazhe të vogla por me simbolika e vende shpesh edhe “pikante”.
Bukurinë e pamjen shpesh mendojmë se nuk dimë ta masim, por një gjë është e sigurt, truri ynë ka një përgjigje të menjëhershme ndaj të veçantës.
Ka raste qe dhe paragjykohet,kur behet fjale per ekstreme ne menyren e te veshurit,kur vishesh keq,/slob-ish/,ose kur zgjedh disa trende e stile qe reflektojne kulturen,ose grupin ku ben pjese.S.d.q. reagimi varet nga kultura ku ben pjese,ose nga shoqeria dhe ambienti ku jeton o punon.Dicka qe pranohet diku,mund te mos pranohet diku tjeter,ose eshte tabu.Rendesi ka qe te zgjedhesh veshje,bizhuteri etj qe duket sikur jane te perheshme dhe nuk /ulerasin/ kur i shikon qe i perkasin X-periudhe,Y-grupi e Z-kulture,dhe mbi te gjitha. nese vishesh e zbukurohesh duhet t'a besh per vete,per asnje tjeter dhe te ndihesh mire ne zgjedhjet qe ben.
Përgjigju