Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 27-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 15:00 me barazimin "e thatë" 0-0 mes Atalantës dhe Venezias. Në orën 18:00 sfida e kryesuesve mes Napolit dhe Interit u mbyll 1-1, teksa gara për titullin kampion në Serie A mbetet e hapur.
Në "Maradona" Napoli dhe Interi kanë barazuar 1-1 në ndeshjen që vlente për kreun e Serie A, pasi përballeshin dy skuadrat pretendente për titullin kampion. Dimarco kaloi Interin në epërsi pas 22 minutave lojë me një "perlë" nga goditja e dënimit. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa vendasit e Contes rritën presionin dhe ia dolën të barazonin me Billing vetëm dy minuta para fundit të ndeshjes. Skuadrat ndanë nga një pikë, por napoletanët kanë pesë ndeshje pa fitore dhe shohin Interin me 58 pikë që të kryesojë, një më shumë se ta.
Në stadiumin e Bergamos vendasit e Atalantës u ndalën 0-0 nga Venezia dhe hodhën një hap të gabuar për zonën evropiane. Berat Gjimshiti luajti titullar dhe bëri një ndeshje thuajse perfekte, duke u vlerësuar me notën 7.5 nga "SofaScore" për të qenë ndër lojtarët më të mirë në fushë. Me 55 pikë Atalanta mbetet në vendin e tretë, por ndjen presionin e Juves që të hënë luan me Veronën në shtëpi. Nga ana tjetër Venezia mbetet sërish e parafundit.
Serie A, raundi 27-të:
E shtunë, 01 mars 2025
15:00 Atalanta 0-0 Venezia
18:00 Napoli 1-1 Inter
20:45 Udinese 1-0 Parma
Renditja:
Në "Maradona" Napoli dhe Interi kanë barazuar 1-1 në ndeshjen që vlente për kreun e Serie A, pasi përballeshin dy skuadrat pretendente për titullin kampion. Dimarco kaloi Interin në epërsi pas 22 minutave lojë me një "perlë" nga goditja e dënimit.
Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa vendasit e Contes rritën presionin dhe ia dolën të barazonin me Billing vetëm dy minuta para fundit të ndeshjes. Skuadrat ndanë nga një pikë, por napoletanët kanë pesë ndeshje pa fitore dhe shohin Interin me 58 pikë që të kryesojë, një më shumë se ta.
Komente
