Atalanta do të përballet me Stuttgartin në transfertë në ditën e katërt të Champions League, në një ndeshje që nis sot në orën 21:00. Gian Piero Gasperini foli para sfidës dhe i analizoi me kujdes kundërshtarët për të mos u kapur i papërgatitur.
“Shpresojmë të marrim pikë, por çdo ndeshje është ndryshe. Do të jetë një provim kundër një skuadre që ka dalë mirë me Juventusin dhe Real Madridin. Do të jetë një test me vlerë siç e meriton Liga e Kampionëve. Të gjithë mendojnë se si ta motivojnë ekipin e tyre, ne luajmë për pikë që kanë filluar të jenë të rëndësishme.
Fitorja e tyre në Torino është një tregues i qartë, pa harruar ndeshjen e Madridit. Ata nuk po shkëlqejnë në ligë, por vlera e ekipit njihet. Është një nga më të mirët në Bundesligë, na duhet një ndeshje e madhe", tha italiani i Atalantës.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Inter - Arsenal dhe PSG - Atl. Madrid! Bayern Munich në shtëpi, Barcelona luan në Beograd
S.Dh/ReportTv.al