Foto ilustruese

Sport

Atalanta “shi” golash dhe kualifikim në Sarajevë

3 Gusht 2018, 01:14| Përditesimi: 3 Gusht 2018, 01:21

  • Share

Atalanta e Etrit Berishës pasi lëshoi një “shi golash” në Sarajevë, arriti të kualifikohet për në raundin e tretë eliminator të Europa Leagues.

 Sfida e parë në Bergamo kishte përfunduar 2-2, për në sfidën e kthimit, Atalanta arriti të fitojë me rezultatin e thellë 0-8 ndaj skuadrës boshnjake, Sarajevo.

Dy herë Palomino, dy herë Papu Gomez dhe Masiello shënuan në pjesën e parë për zikaltrit, ndërsa i riu Barrow shënoi një tripletë në 45-minutëshin e dytë, duke çuar rezultatin në 0-8.

Sa i përket Etrit Berishës, përtej zërave mediatikë që e lidhin me një transferim në Francë, portieri kuqezi luajti për 90 minuta, duke ruajtur të paprekur portën e tij në 2-3 raste të vendasve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?