Atentati në Don Bosko, 'arrest me burg’ për 'ushtarin' e Ervis Martinajt që siguroi materialet për autorët që sulmuan lokalin e Fatjon Muratit (EMRI)

7 Qershor 2023, 16:07| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 18:39

  • Share

Tre muaj pas atentatit ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe 6 të tjerë të plagosur në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, policia ka arritur të identifikoj njërin prej bashkëpunëtorëve që ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasje.

Nikoll Sherrnikut, 28 vjeç, nga Fushë Kuqja e Kurbinit, i arrestuar që në 18 gusht të vitit 2022, iu komunikua këtë të mërkurë masa e arrestit me burg brenda qelive të paraburgimit ku ndodhet për një tjetër vepër penale, e cila vijon të jetë në hetim.

Nga hetimet intensive të nisura menjëherë pas ngjarjes, është vërtetuar se Sherrniku ka sjellë targa të huaja nga Gjermania, të cilat u janë vënë në dispozicion autorëve të ngjarjes, të cilat i kanë ruajtur dhe më pas përdorur të njëjtat targa në një automjet tip “BMV X5” në ditën e ngjarjes. Burime nga policia i thanë Report Tv se hetuesit janë duke verifikuar edhe për emra konkret të personave që dyshohet se kanë pasur rolin e qitësit në atentatin e 12 marsit në “Don Bosko”, por për shkak të sekretit hetimor identiteti i tyre nuk bëhet me dije. 

Sigurimin e materialeve për atentat Nikoll Sherrniku e ka kryer para se të arrestohej bashkë me një grua në gushtin e vitit të shkuar teksa ishte në lëvizje me një makinë të blinduar, brenda së cilës iu gjet një kallashnikov me dhjetëra fishekë. Në atë kohë 28-vjeçari nga Fushë Kuqja ishte në masën “arrest shtëpie” pasi ishte arrestuar më herët si person i dyshuar për eliminimin fizik të ish-efektivit të FNSH-SË Xhulio Prela më 5 dhjetor 2021. Periudha e lirimit Sherrnikut i ka shërbyer të sjell nga jashtë materialet që më vonë u përdorën për vrasje. 

Objektiv i atentatit të 12 marsit dyshohet se ka qenë Fatjon Murati, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një arsenal armësh të gjetur në vjeshtë të 2022-shit në Tiranë. Atë mbrëmje Murati theu masën e sigurisë dhe u arratis drejt Prishtinës, me destinacion final Stambollin, duke i shpëtuar atantatit. Fatjon Murati ishte shoqëruar për t’u pyetur për vrasjen e trefishtë në korrik 2022 të kushëririt të Ervis Martinajt, Brilant Martinajt, dhe dy personave të tjerë te mbikalimi i Fushë Krujës, por ishte lënë i lirë. Konflikti dyshohet se është mes këtyre dy grupeve, por hetuesit akoma nuk e kanë zgjidhur akoma me prova konkrete.

Ora 18:36
Siguroi mjetet e autorëve për atentatin në Don Bosko, Nikoll Sherrniku ‘ushtar’ i Ervis Martinajt, ishte mik i ngushtë me nipin e tij

1686147690_nikollsherrniku.jpg

Nikoll Sherrniku nga Fushë Kuqe e Kurbinit të cilit iu caktua ‘arrest me burg’ ditën e sotme për atentatin e 12 marsit ndaj lokalit të Fation Muratit njihet si anëtar i grupit të Ervis Martinajt.

Sherrniku i akuzuar si personi që siguroi mjetet e autorëve që kryen sulmin në lokalin e Muratit ku lanë të vdekur punonjësën 58 vjeçare Mimoza Paja. 28 vjeçari ishte shok i ngushtë i Brilant Martinajt, nipit të Ervis Martinajt i cili u ekzekutua në 17 korrik.

Aktualisht ai ndodhet i arrestuar pasi në gusht të vitit të kaluar u kap brenda një automjeti të blinduar me municion luftarak të cilin dyshohet se do ta përdorte për të kryer atentat.

Policia i sekuestroi një automatik me fishekë në fole gati për qitje, dy krehëra me fishekë, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, si dhe automjetin e blinduar.

Në të njëjtën ditë kur u arrestua ditën, Nikoll Sherrniku kishte thyer dhe masën “arrest shtëpie” pasi akuzohej për një tjetër ngjarje. Ai ndodhej nën atë masë në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xhulio Prela.

Ora 16:21
FOTO/ Siguroi mjetet për autorët që kryen atentatin ndaj lokalit të Fatjon Muratit në Don Bosko, ky është 28 vjeçari i arrestuar në 2022 për municion luftarak

1686147690_nikollsherrniku.jpg

Ky është 28 vjeçari Nikoll Sherrniku, i riu që dyshohet se ka siguruar mjetet dhe targat personat të cilët kryen atentatin ndaj lokalit të Fatjon Muratit në Don Bosko ku mbeti e vdekur punonjësja 58 vjeçare Mimoza Paja dhe u plagosën disa klientë.

I riu është i arrestuar që prej gushtit të vitit të kaluar pasi u kap teksa qarkullonte me municion luftarak dhe makinë të blinduar.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Milot: 07/06/2023 21:28

    Sa doli DOKLE nga burgu u godit si kurre me pare Vis Martini, lul berisha dhe Lenti iken nga shqiperia, normal qe te ben te dyshosh.

    Përgjigju
  • Lori: 07/06/2023 19:15

    Po mire a u kap vjet ne gusht me makine blind dhe me kallashnikov me vete ky? Po si doli kaq shpejt se na habiti fare. Po pak po ben ky kur te kapin me kallash dhe te lene te lire

    Përgjigju
    • Ca bohet: 07/06/2023 21:39

      Po ishte kallashnikov pa bajonet, dhe nuk perbente rrezik.

  • Tao: 07/06/2023 17:31

    Ky plehra me duket se ishte me Brilant Martinin kur vrane ate policin ne rrugë para ca vitesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?