Ekstremiste te djathte sulmuan institucionet ne Brazil

Atdheu i dhunës i të gjithë ekstremistëve, është gjithnjë e më i vogël

9 Janar 2023, 14:28| Përditesimi: 9 Janar 2023, 18:58

  • Share

Nuk ka rëndësi nëse janë brazilianë, amerikanë, gjermanë, grekë, shqiptarë, italianë, serbë: Ata kanë një atdhe të përbashkët. Atdheun e dhunës. Kanë pasur të përbashkët që në fillimet e qytetërimit njerëzor, anticivilizimin. Kanë ekzistuar gjithmonë e do të vazhdojnë të ekzistojnë mes nesh dhe kundra nesh. Ndryshimin dhe dallimin me ta e bën vetëm Demokracia dhe Ligji. Vetëm Demokracia dhe Ligji është drita që të dhunshmit e kanë tmerr.

Ata që i quajmë sot ekstremistë të djathtë apo të majtë, apo të çdo ekstremi tjetër qofshin, të cilët 3000 vite më parë mbi tokë vunë në mendime Hamurabin e Babilonisë të shpikte ligjet e para për t’ju përgjigjur dhunës me të njëjtën masë. “Sy për sy”, thuhej atëherë. Kujtesa njerëzore ka shënjuar pikërisht kodet e Hamurabit si ligjet me të lashta mbi tokë.

Që atëherë, njerëzimi është përpjekur gjithnjë për të sjellë ekuilibër dhe harmoni, deri në epokën e mrekullueshme të Greqisë së lashtë dhe të Romës Antike, ku Demokracia dhe Ligji morën formën embrionale më të përshtatshme për dinjitetin njerëzor. E megjithë, të përkryerën që fqinjët tanë sollën në dritë, jo i gjithë globi e përqafoi përgjithmonë.

Vitet kalojnë dhe si me rrotullimin e planetit tonë, duket se popujt hyjnë e dalin nga drita në errësirë e nga errësira në dritë. Nga ligji në antiligj dhe nga antiligji sërish në ligj. Me kalimin e viteve Perëndimi po reziston dhe ne, të Shqipërisë, që duam me doemos t’i ngjitemi atij. Sidomos SHBA dhe BE, pasi janë entitetet tokësore më të qëndryeshme dhe më të përafërta ndaj perfeksionit të Ligjit dhe të Demokracisë.

Pamjet e mbështetësve të ekstremit të djathtë të ish presidentit Brazilian Jair Bolsonaro, teksa sulmonin me ç’të gjenin dhe ç’të mundnin Parlamentin dhe Gjykatën e Lartë, ashtu si dhe pamjet e esktremistëve mbështetës të ish-Presidentit amerikan Donald Trump që sulmuan Kongresin e SHBA, nuk ishin të panjohura për ne. Për të dytën herë, pasi ishim Korea e Veriut në Europë për 40 vite rresht, ne shqiptarët u “dënuam” me një tjetër eksperiment njerëzor: Pandëshkueshmërinë e të dhunshmëve, të antiligjorëve e të antidrejtësisë që akoma ëndërrojnë, programojnë e punojnë të rikthehen në pushtet. Por sot kanë një problem të madh: Këta të dhunshëm mes nesh janë të dukshëm e të dallueshëm për këdo. Shqipëria nuk është më një cep pa dritë e i izloluar në Ballkan; të dhunshmit e kanë gjithnjë e më të vogël atdheun e tyre tashmë.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 09/01/2023 14:59

    Shkrim qe duhet ta kete te stampuar cdo njeri ne ndergjegje..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?